Hën. Shk 16th, 2026

Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,69 % në raport me vendimin e datës 9.2.2026.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 1,00 den/l. Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E V) dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (EL-1) nuk ndryshojnë. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,233 den/kg dhe do të jetë 33,883 den/kg.
Nga data 17.2.2026, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 73,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 75,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 68,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 67,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 33,883 (denarë/kilogram).

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *