Ministrja e Arsimit në detyrë, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kanë vendosur një “standard të ri” në funksionimin e institucioneve, duke i ndarë përgjegjësitë në bazë të besimit dhe votave që u kanë dhënë qytetarët.
“Standardi i ri që e ka sjellë VV-ja dhe kryeministri Kurti është se përgjegjësitë ndahen në bazë të besimit dhe votave që na kanë dhënë qytetarët. Opozita e ka lënë vendin pa Kuvend e pa institucione. Para zgjedhjeve lokale qeveria tashmë do të ishte e finalizuar, por partitë që kanë qenë në opozitë, PDK, LDK, AAK, nuk kanë pasur interes të mundësojnë formimin e qeverisë dhe kanë vonuar konsitumin e Kuvendit”, ka thënë Nagavci në Debat Plus në RTV Dukagjini.
Ajo ka shtuar se vonesat e opozitës, megjithatë, kanë nxjerrë një efekt pozitiv për vendin.
“Por në mes të së keqes del një e mirë, kjo zhagitje reflekton një standard të ri të vendosur nga LVV-ja, që tashmë ne nuk jemi të varur prej Listës Serbe, ashtu siç provonin të na ndikojnë çdo ditë”, ka deklaruar Nagavci