Mër. Mar 4th, 2026

Nagavci demantohet live në konferencë, megjithatë insiston: Unë sot ia garantojë votat e Lëvizjes Vetëvendosje, e them publikisht

Pasi u demantua pikërisht në kohën sa ishte në konferencë nga zyra e presidencë, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje megjithatë gjeti një zgjidhje për t’u përgjigjur në atë që presidenca e quajti gënjeshtër që VV ia kishte ofruar Vjosa Osmanit nënshkrimet e deputetëve të saj për të shpallur kandidaturën por që ajo gjoja paska refuzuar.

E kur u zu ngushtë nga gazetaret të cilët ia lexuan reagimin demant aty në konferencë, Nagavci u zotua duke siguruar se do t’ia garantojë Osmanit votat e VV-së.

“Zonjës Learta për të cilën unë e njoh personalisht por edhe zonjës presidente unë sot ia garantojë votat e Lëvizjes Vetëvendosje, e them publikisht. Nëse flasim për nënshkrime të deputetëve, nëse themi që nuk është e vërtete unë sot garantoj në emër të Lëvizjes që do të ofrojmë votat për të vazhduar me garë tutje”, tha ajo

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *