Me ftesë të ministrit të Ministrisë së Haxhit dhe Umres së Arabisë Saudite, dr. Tevfik Rabiah, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, po qëndron për vizitë zyrtare në Xhide të Arabisë Saudite.
Gjatë ditës së sotme, Myftiu Tërnava dhe zëvendësministri i Haxhit dhe Umres, z. Abdel Fettah Meshat, nënshkruan marrëveshjen e Haxhit për vitin 2026, me të cilën rregullohet organizimi i udhëtimit të besimtarëve kosovarë për kryerjen e haxhit.
Myftiu Tërnava qëndron për vizitë zyrtare në Xhide të Arabisë Saudite.

