Die. Tet 19th, 2025

Myftiu Naim ef. Tërnava, pret në takim zëvendësministrin e Arsimit të Republikës së Turqisë, dr. Nazif Yılmaz.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim zëvendësministrin e Arsimit të Republikës së Turqisë, dr. Nazif Yılmaz.

Gjatë takimit u bisedua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve fetare dhe arsimore të Kosovës dhe Turqisë, me theks të veçantë në fushën e arsimit islam dhe përgatitjes së kuadrove të reja.

Myftiu Tërnava shprehu mirënjohjen e tij për përkrahjen e vazhdueshme që Republika e Turqisë dhe Ministria e Arsimit i ofrojnë Bashkësisë Islame të Kosovës, sidomos në ngritjen e cilësisë arsimore dhe në projektet që ndihmojnë zhvillimin e institucioneve fetare në vend.

Nga ana e tij, zëvendësministri Yılmaz, vlerësoi marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve dhe shprehu gatishmërinë për të avancuar më tej bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *