Enj. Kor 23rd, 2026

Myftiu i Kosovës,z. Tërnava me bashkëpunëtor pritet nga kryetari i Deçanit z.Ramosaj

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët e tij është pritur sot në takim nga kryetari i Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.
Gjatë këtij takimi u diskutua për çështje që e preokupojnë shoqërinë tonë, duke vlerësuar kështu lart përkushtimin e Bashkësisë Islame të Kosovës në ruajtjen dhe kultivimin e harmonisë ndërfetare, si dhe angazhimin e saj të vazhdueshëm në shërbim të qytetarëve të vendit.
Njëkohësisht, të dyja palët shprehëm gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ndërsjellë në të mirë të qytetarëve dhe të vlerave që na bashkojnë.

Postime të Ngjashme