Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka folur pas shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, duke thënë se vendi po hyn në një fazë të rëndësishme politike që duhet shfrytëzuar për rikthimin e stabilitetit.
“Zgjedhjet e reja i shoh si moment të stabilizimit politik dhe reflektimit”, deklaroi Musliu.
Ajo tha se PDK-në e sheh si forcën kryesore në zgjedhje.
“PDK-në me Bedri Hamzën e shoh si forcën kryesore politike të këtyre zgjedhjeve”, theksoi ajo.
Musliu kritikoi qeverisjen e deritanishme, duke thënë se tashmë vlerësimi është i qartë.
“Tashmë nuk ka justifikime e as hamendje: udhëheqja e Albin Kurtit është dëshmuar e mangët në qeverisjen e shtetit”, u shpreh ish-deputetja për FrontOnline.
Sipas saj, alternativa e vetme që ofron stabilitet dhe qeverisje të përgjegjshme mbetet Partia Demokratike e Kosovës.
“PDK ofron zgjidhje e zgjidhja është Bedri Hamza’’, tha Musliu

