Enj. Nën 6th, 2025

Murati pyet LDK-në, për buxhetin e Prishtinës: Kush qenka bllokuesi?

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për refuzim të miratimit të buxhetit komunal.

Përmes një postimi në Facebook, Murati bën me dije se Komuna e Prishtinës është në mesin e tri komunave që ende nuk kanë miratuar në Kuvend buxhetin e 2025-tës,.

“Janë me miliona euro fatura të papaguara si pasojë e mungesës së buxhetit për vitin 2025 për këto komuna, e rrjedhimisht edhe shumë punëtorë të ndërmarrjeve publike lokale janë pa paga.

Çka mund t’i thuhet këtij veprimi të LDK-së?” u shpreh Murati.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *