Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Arbër Hoxha, është duke munguar në tri ndeshjet e fundit te skuadra e Dinamo Zagrebit.
Hoxha ka dhimbje shpine dhe tashmë janë bërë tri ndeshje që s’ka luajtur me fanellën e klubit kroat,
Duke parë këtë situatë, Arbër Hoxha ka shumë gjasa të humbasë edhe grumbullimin me Shqipërinë për ndeshjen ndaj Polonisë në play-offin e Kupës së Botës 2026.
Sulmuesi “kuqezi” është duke punuar fortë që të rikthehet në fushë, por deri tani nuk ka informacione se a do të jetë i gatshëm 100 për qind në fund të këtij muaji.

