Sht. Mar 21st, 2026

Motivi për të cilin dyshohet se vëllai vrau vëllain në Klinë

Një ngjarje tragjike tronditi sot opinionin publik, me një person që vrau vëllain e tij.

Incidenti ndodhi në Bokshiq të Klinës, ku Faruk Isufi u vra me armë zjarri nga vëllai i tij, Jetmiri.

Burime pohojnë se tragjedia ndodhi në shtëpinë e të përfshirëve, teksa konflikti ndërmjet tyre ka nisur për shkaqe familjare.

Burimet e njëjta pohojnë se fjalosja ndërmjet vëllezërve fillimisht lindi mbi të drejtat për një shtëpi.

Dyshohet se Jetmiri shkrehu armën në organet gjenitale dhe zonën e legenit të të vëllait.

Faruku u transportua drejt emergjencës së Klinës fillimisht, për t’u bartur më pas në Spitalin e Pejës.

Nga spitali deklaruan se, pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, personi kishte arritur pa shenja jete.

Nga ana tjetër, Prokuroria Themelore në Pejë deklaroi se i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Në bazë të dispozitave dhe afateve të caktuara, Prokuroria pohon se do të kërkojë nga Gjykata Themelore e Pejës që të dyshuarit t’i caktohet masa e paraburgimit, prej një muaji.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *