KOSOVË
E PREMTE – 27.11.2026
Mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje shiu.
Tmin 2 deri 5°C | Tmax 5 deri 9°C
Era: Jugperendimi 1-6m/s
SHQIPËRI
Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, ndërsa në zonën jugore reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Gjatë ditës reshjet e shiut me intensitet të ulët priten të jenë prezente të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit ndërsa në jug reshje shiu me intensitet mesatar e hera-herës deri të lartë në formën e rrebesheve afatshkurtra.
Në lartësinë mbi 1100 metra në veri-verilindje reshje bore me intensitet të ulët. Temperatura minimale 3 ndersa maksimalja 18 grade celcius.
MAQEDONI E VERIUT
Moti do të jetë i vranët, me reshje të herëpashershme shiu, të cilat lokalisht do të jenë më të dendura, me mbi 20 litra për metër katror brenda 24 orëve. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugut. Temperatura minimale 3 ndersa maksimalja 12 grade celcius.
Në Shkup, moti do të jetë i vranët, me reshje të herëpashershme shiu, veçanërisht gjatë pasdites dhe kah fundi i ditës. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshueshme.

