Kosovë
☀️ E premte (26.06.2026)
Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Moti do të jetë kryesisht i qëndrueshëm dhe i përshtatshëm për aktivitete në natyrë.
🌡️ Temperaturat minimale: 13–16°C
🌡️ Temperaturat maksimale: 27–33°C
💨 Era: nga veriperëndimi, 1–4 m/s
SHQIPËRI
Ditën e Premte kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët deri në mesditë dhe shtim vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura kalimtare në pjesën më të madhe të territorit, prezente deri pasdite. Pas orëve të pasdites mot i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. Nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta në pjesën më të madhe të territorit (përjashtuar vijën bregdetare e lokalisht Ultësirën Perëndimore). Përgjatë relieveve malore në lindje dhe jug në periudha afatshkurtra shtrëngata shoqëruar me shkarkesa elektrike. Ndërprerje e reshjeve të shiut në të gjithë territorin pas orëve të pasdites.
🌬 Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me shpejtësi deri në 14 m/s. Temperatura me e ulet 17 ndersa me e larta e dites 36 grade celcius.
🌊 Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-3 ballë.
MAQEDONI E VERIUT
Për sot, e premte, 26 qershor 2026, në Maqedonia e Veriut pritet mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Në orët e pasdites mund të ketë zhvillim të vranësirave dhe reshje të izoluara me bubullima në zonat malore, por në pjesën më të madhe të vendit do të mbizotërojë mot i thatë.
Temperaturat në nivel vendi:
🌡️ Temperatura minimale: 14°C
🔥 Temperatura maksimale: 39°C
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa indeksi UV do të jetë shumë i lartë, prandaj rekomandohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell gjatë mesditës.

