Pre. Qer 5th, 2026

Moti sot, e premte 05 qershor 2026

Kosovë

🔹 Të premten – Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara ☀️☁️. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10–13°C, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 22–26°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi 🌬️ me shpejtësi 1–4 m/s.

Shqipëri

⛅️Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime (diell) si dhe alternime të herëpashershme vranësirash kryesisht mesatare në pjesën e parë të ditës, ndërsa pas orëve të mesditës do të mbizotërojë mot i kthjellët.
🌬 Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 6m/s. Temperatura me e ulet 11 ndersa me e larta 30 grade celcius.
🌊 Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-4 ballë.

Postime të Ngjashme