Mër. Qer 24th, 2026

Moti sot, e mërkurë 24 qershor 2026

KOSOVË

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i paqëndrueshëm, me intervale kohore me diell dhe zhvillime të vranësirave konvektive të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër.

Vende-vende priten furtuna të fuqishme kalimtare të cilat nuk do të duhet të zgjasin shumë.

Sipas MeteoBallkan, temperaturat do të pësojnë ulje të lehta.

Maskimalja pritet të arrijë deri në 30 gradë Celsius, teksa në zonat me stuhi ulje më e theksuar e temperaturave.


SHQIPËRI

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike me mot relativisht të paqëndrueshëm.
Moti parashikohet fillimisht i kthjellët si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit nga orët e mesditës deri pasdite, më të theksuara në lindje e jug.
Në mesditë deri pasdite reshje shiu afatshkurtra me intensitet të ulët dhe kryesisht në formë pikash në pjesën më të madhe të territorit. Përgjatë relieveve malore në juglindje-jug reshjet në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
🌬 Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare në veriperëndim era hera-herës me shpejtësi deri në 10 m/s. tEMPERATURA ME E ULET 17 NDERSA ME E LARTA 36 GRADE CELCIUS.
🌊 Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë.

Maqedoni e Veriut

Moti për sot, e mërkurë, 24 qershor 2026 në Maqedoninë e Veriut, parashikohet të jetë kryesisht i ngrohtë dhe me diell gjatë paradites, ndërsa pasdite pritet shtim i vranësirave dhe reshje të izoluara shiu ose shtrëngata afatshkurtra. Temperatura me e ulet 16 ndersa me e larta e dites 32 grade celcius.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi i veri-lindjes dhe veriperëndimit

Postime të Ngjashme