Kosovë
⛅🌦️ E mërkurë (10.06.2026)
Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Gjatë pjesës së dytë të ditës, vranësirat do të dendësohen dhe vende-vende do të krijojnë kushte për reshje shiu me karakter lokal, të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Në zona të izoluara nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të breshërit.
🌡️ Temperaturat minimale: 13 deri në 17°C
🌡️ Temperaturat maksimale: 26 deri në 29°C
💨 Era: kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1–11 m/s.
Shqipëri
Ditën e mërkurë, më 10 qershor, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Moti do të karakterizohet nga kthjellime në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësira të lehta dhe kalimtare do të shfaqen kryesisht në zonat malore gjatë orëve të pasdites.
Temperaturat do të vijojnë të mbeten tipike për stinën e verës, me vlera minimale që do të luhaten nga 15 deri në 19 gradë Celsius në zonat malore dhe nga 18 deri në 22 gradë në Ultësirën Perëndimore. Maksimumet pritet të arrijnë 29-33 gradë Celsius, me zonat e ulëta dhe qytetet e brendshme që do të regjistrojnë temperaturat më të larta.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga veriperëndimi, ndërsa në vijën bregdetare mund të ketë herë pas here forcim të saj gjatë orëve të pasdites. Deti parashikohet i qetë deri pak i trazuar, me dallgëzim të ulët në brigjet e Adriatikut dhe Jonit.
Maqedoni e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira. Pasdite pritet që të ketë reshje lokale të shiut..
Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri 18, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 25 deri 33 gradë celsius.
Nga dita e enjte pasdite deri të premten moti pritet të jetë me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima

