Mër. Kor 8th, 2026

Moti sot, e mërkurë, 08 korrik 2026

KOSOVË

⛅ E mërkurë (08.07.2026)
⛅ Do të mbajë mot pjesërisht i vranët.
🌡️ Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 14°C, ndërsa maksimalet 26 deri në 29°C.
💨 Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–7 m/s..

SHQIPËRI

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.Moti parashikohet me kthjellime përgjatë vijës bregdetare dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës deri ato të pasdites në pjesnë tjetër të vendit. Në orët e pasdites përgjatë relieveve malore të vendit reshje lokale shiu me intensitet të ulët, në zonën e Alpeve reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Temperatura me e ulet 15 ndersa me e larta e dites 33 grade celcius..Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore prite të fitojë shpejtësi deri në 10m/s. Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë.

MAQEDONI E VERIUT

Mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare. Gjatë orëve të pasdites do të ketë kushte për paraqitje lokale të motit të paqëndrueshëm, të shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar në zonat ku zhvillohen stuhitë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura minimale në nivel vendi do të lëvizë nga 13°C deri në 20°C, ndërsa ajo maksimale nga 30°C deri në 37°C

Postime të Ngjashme