Kosovë
⛅ E martë (30.06.2026)
Mot me vranësira dhe intervale me diell. Gjatë pjesës së dytë të ditës pritet shtim i vranësirave, të cilat vende-vende do të krijojnë kushte për reshje lokale shiu.
🌡️ Temperaturat minimale: 15–18°C
🌡️ Temperaturat maksimale: 32–35°C
💨 Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1–10 m/s.
Shqipëri
🌤️🌦️Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin deri në orët e mesditës. Prej orëve mesditës e në vijim mot me alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura.
Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa përgjatë
relieveve malore të vendit shtrëngata afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Përgjatë Ultësirës Perëndimore reshje të dobëta shiu
(përjashtuar vijën bregdetare).
🌬 Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s.Temperatura me e ulet 18 ndersa me e larta e dites 36 grade celcius.
🌊 Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-3 ballë.
Maqedoni e Veriut
Për të martën, 30 qershor 2026, në Maqedoninë e Veriut pritet mot i nxehtë. Gjatë paradites do të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa me kalimin e ditës vranësirat do të shtohen gradualisht.
Në orët e pasdites ka mundësi për zhvillim të rrebesheve lokale të shiut, të shoqëruara me bubullima dhe shkarkime elektrike, kryesisht në zonat malore, por lokalisht edhe në pjesë të tjera të vendit.
Temperatura minimale do të sillet rreth 17°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 35°C, duke e bërë ditën shumë të nxehtë.
Era do të jetë kryesisht e lehtë deri mesatare, me ndryshime drejtimi gjatë ditës, ndërsa gjatë zhvillimit të stuhive lokale mund të ketë përforcime të përkohshme të erës.

