Kosovë
🌡️ Java e fundit e gushtit parashihet të jetë e nxehtë dhe kryesisht e qëndrueshme, me intervale të gjata me diell dhe vranësira të herëpashershme.
🌡️ Temperaturat do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë, ndërsa në disa zona maksimalet mund të arrijnë deri në 35–36°C.
📌 E HËNË | 24.08
☀️ Mot me diell dhe vranësira të pakta
🌡️ Min: 12–17°C | Max: 29–34°C
💨 Erë: Veriperëndim, 1–3 m/s.
Shqipëri
☀️ Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash dhe hera-herës deri të dendura kalimtare përgjatë relieveve kodrinore – malore të
vendit nga orët e mesditës deri ato të pasdites.
Nga orët e mesditës deri pasdite në relievet kodrinore dhe kryesisht ato malore të vendit reshje shiu afatshkurtra, lokale dhe në formën e pikave. Pas orëve të pasdites ndërprerje e reshjeve të shiut.Temperatura me e ulet 18 ndersa me e larta 38 grade ceclius.
🌬Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 14 m/s. 🌊 Valëzim në det të forcës 1-3 ballë.
Maqedoni e Veriut
Me vranësira të ndryshueshme dhe ngrohtë, me periudha me diell. Pasdite lokalisht do të ketë reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Në disa vende do të ketë kushte për mot të keq me erë të fortë dhe paraqitje të breshrit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor.Temperatura me e ulet 13 ndersa me e larta 38 grade celcius.
Në Shkup, mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Pasdite, në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje afatshkurtra të rrëmbyeshme shiu dhe paraqitje të bubullimave. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.

