Hën. Gus 10th, 2026

Moti sot, e hënë 10 gusht 2026

KOSOVË

Moti gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë në të gjithë vendin.

Sipas parashikimit nga Instituti Hidrometerologjik, temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 30 deri në 35°C.

Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra për sekondë, ndërsa lokalisht priten edhe intervale me intensitet më të lartë.

SHQIPËRI

Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikim të masave ajrore raltivisht të qëndrueshme dhe të nxehta.
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash të pakta deri mesatare në orët e mesditës deri pasdite kryesisht përgjatë relieveve malore në jug të vendit. Në periudha afatshkurta vranësirat në juglindje hera-herës deri të dendura, por kalimtare. Pas orëve të pasdites mot i kthjellët në të gjithë vendin.
Reshje e shiut parashikohen lokale, me intensitet të ulët në mesditë deri pasdite në jug të vendit, shtrëngata afatshkurtra të izoluara maleve. Temperatura me e ulet 17 ndersa me e larta e dites 40 grade celcius.
🌬 Era me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.
🌊 Valëzim në det të forcës 1-3 ballë.

MAQEDONI E VERIUT

Me diell dhe shumë nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Pasdite, në disa vende do të ketë kushte për paqëndrueshmëri të izoluar me reshje të shkurtra shiu dhe paraqitje të bubullimave. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.Temperatura me e ulet 14 ndersa me e larta 40 grade celcius.

Në Shkup:Me diell dhe shumë nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.

Postime të Ngjashme