Kosovë
Sot në vend do të mbajë mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të pakta deri mesatare.
Sipas IHMK-së, kushtet atmosferike do të jenë stabile gjatë gjithë ditës, ndërsa nuk priten reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 14 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 25 deri në 28 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.
Shqipëri
Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash mesatare e hera-herës deri të dendura më të theksuara përgjatë relieveve malore në lindje e jug të vendit. Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në relievet kodrinore – malore të vendit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në relievet malore në lindje dhe malësitë e zonës së jugut reshet hera-herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
🌬 Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s. Temperatura me e ulet 15 ndersa me e larta e dites 34 grade celcius.
🌊 Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-3 ballë.
Maqedoni e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira. Pasdite do të ketë kushte për reshje të shiut.
Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verior.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri 18, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 26 deri 33 gradë celsius.
Gjatë kësaj jave moti pritet të jetë me diell dhe reshje të shiut.

