Enj. Qer 11th, 2026

Moti sot, e enjte, 11 qershor 2026

Kosovë

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, dita e enjte, 11 qershor 2026, do të karakterizohet nga mot me diell dhe vranësira të dendura në pjesën më të madhe të vendit.
Gjatë ditës, vranësirat pritet të zhvillohen më tej, duke krijuar kushte për reshje shiu, rrebeshe afatshkurtra dhe shkarkesa elektrike. Në disa lokalitete ekziston edhe rreziku për paraqitje të breshërit.

IHMK bën të ditur se temperaturat do të pësojnë rënie krahasuar me ditët e kaluara.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 21 deri në 25 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 10 metra në sekondë.

Qytetarët këshillohen të kenë kujdes gjatë pasdites, veçanërisht në zonat ku mund të ketë rrebeshe të shoqëruara me vetëtima dhe breshër.

Shqipëri

Ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje duke filluar prej orëve të mesditës. Në orët e vona të mbrëmjes shtim të vranësirave mesatare dhe hera-herës deri të dendura duke nisur nga zona e veriut dhe më pas edhe në pjesën tjetër të territorit.
Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët në relievet malore në lindje. Pas orëve të pasdites reshjet e shiut të herëpashershme dhe intensitet të ulët përfshijnë pjesën më të madhe të territorit duke nisur fillimisht nga zona e veriut dhe më pas gradualisht edhe në pjesën tjetër të territorit. Lokalisht dhe në periudha afatshkurtra këto reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe në mënyrë të izoluar breshër.
🌬 Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës me shpejtësi deri në 14 m/s. Temperatura me e ulet 12 ndersa me e larta 34 grade celcius.
🌊 Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-3 ballë.

Postime të Ngjashme