Kosovë
Të enjten – Parashihet mot me diell dhe vranësira të dendura ☀️☁️, të cilat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin reshje shiu 🌧️. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11–14°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 21–25°C. Era do të fryjë nga verilindja 🌬️ me shpejtësi 1–7 m/s.
Shqipëri
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mesditës. Pas orëve të mesditës mot me alternime kthjellimesh e vranësirash ndërsa pas orëve të pasdites mot kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare.
Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente prej orëve të para të 24-orëshit deri në mëngjes me intensitet të ulët deri mesatar kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike, ndërsa pjesa tjetër e territorit me
intensitet të ulët. Gjatë ditës reshjet parashikohen me intensitet të ulët hera-herës shtrëngata afatshkurtra përgjatë relieveve malore. Pas orëve të pasdites pritet ndërprerje graduale e reshjeve të shiut në të gjithë territorin.
🌬 Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 6m/s. Temperatura me e ulet 10 grade ndersa me e larta 29 grade celcius.
🌊 Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-4 ballë.

