Enj. Pri 16th, 2026

Kosovë

Vendi do të ndikohet nga mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë ditës së sotme.
Vranësirat, në disa zona, mund të shoqërohen me riga të dobëta shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 17 deri në 19 gradë Celsius.

Ndërsa do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra në sekondë.

Shqipëri

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të bëhen prezente në orët e mesditës deri në orët e pasdites kryesisht përgjatë relieveve malore të ultësirës perëndimore dhe në verilindje të vendit. Pas orëve të pasdites pritet ndërprerje e reshjeve në të gjithë territorin.
🌬 Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e luginora era pritet të fitojë shpejtësi deri në 16 m/s. Temperatura me e ulet 10 gradë celcius ndersa me e larta 26 grade celcius.
🌊 Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-4 ballë.

Postime të Ngjashme