Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka dënuar me 8 vjet burgim të akuzuarin me inicialet M.A., për veprën penale: “Rastet e rënda të vjedhjes grabitqare apo grabitjes”.
Aktgjykimi është shpallur sot, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor.
“I akuzuari M.A. është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale: “Rastet e rënda të vjedhjes grabitqare apo grabitjes”, nga neni 138, paragrafi 1, i ligjit penal të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës (LPK).
I akuzuari M.A. është dënuar me tetë ( 8 ) vjet burgim, i cili dënim do të ekzekutohet pasi aktgjykimi të marrë formën e prerë”, thuhet në njoftim.

