Hën. Qer 22nd, 2026

MINTI publikon çmimet e derivateve të naftës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka njoftuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës në Kosovë, të cilat do të jenë në fuqi sot.

Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal i naftës (dizel) është caktuar në 1.39 euro për litër, benzina do të shitet me çmim maksimal prej 1.33 euro për litër, ndërsa gazi me 0.67 euro për litër.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë për të dielën dhe të hënën. Ministria ka bërë të ditur se qytetarët mund të paraqesin ankesat e tyre në rast të mosrespektimit të çmimeve të përcaktuara, përmes adresës elektronike konsumatori@rks-gov.net ose në numrin pa pagesë 0800 11000.

Postime të Ngjashme