Enj. Mar 26th, 2026

Ministria e Bujqësisë dhe Sindikata në RMV nënshkruajnë marrëveshjen kolektive, parashihet rritja e pagave

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, dhe përfaqësuesit e shoqatave sindikale nënshkruan sot në ambientet e ministrisë Marrëveshjen Kolektive, e cila parashikon rritje të pagave të punonjësve, si dhe rregullim të statusit të punës.

“Ky është një hap i rëndësishëm, duke pasur parasysh se për disa vite nuk kishte Marrëveshje Kolektive të vlefshme, gjë që përfaqësonte shqetësim dhe pasiguri, si dhe mundësi të kufizuara për përmirësimin e të drejtave dhe kushteve të punës së punonjësve në sektor.

Për më tepër, përveç një rritjeje të konsiderueshme të pagave, Marrëveshja Kolektive parashikon edhe mbrojtjen e të drejtave dhe përmirësimin e kushteve të punës për të gjithë punonjësit.

Sipas Marrëveshjes Kolektive, rritja e pagave do të zbatohet në faza gjatë tre viteve të ardhshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Bujqësisë

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *