Sindikata e minatorëve ka kërkuar publikisht rritje pagash dhe përmisim të kushteve të punës në ndërmarrjet e sektorit të minierave.
Në njoftim, minatorët theksojnë se gjatë viteve kanë punuar me durim dhe solidaritet, pa kërkuar rritje pagash, edhe pse sektori publik dhe privat kanë shënuar përmisime, transmeton IndeksOnline.
Ata vlerësojnë se përkushtimi i tyre ka sjellë rritje të dukshme të prodhimit gjatë vitit të fundit.
“Çdo ditë rrezikojmë jetën dhe shëndetin duke punuar në kushte të vështira dhe pa mjete të mjaftueshme. Pa një ligj të veçantë që na mbron, detyrohemi të vazhdojmë punën edhe kur rreziku është i lartë,” thuhet në kërkesën e sindikatës.

