Ehat Miftaraj nga IKD-ja paralajmëron padi ndaj Alban Krasniqit, i cili i ka quajtur anëtarët e IKD-së dhe të shoqërisë civile zëdhënës të Sami Lushtakut.
“Ne këto do t’i adresojmë përmes padisë që ai të rehabilitohet dhe të mos bëjë gabime në të ardhmen“, tha Miftaraj.
“Ai duhet me i vërtetu, është në një parti që e ka në dorë policinë, inteligjencën artificiale, ATK-në, doganën e të gjitha nëse këto dyshime pretendon se janë të vërteta atëherë do të duhej që të adresohen përmes institucioneve dhe jo përmes adresimeve koti në Facebook“, u shpreh Miftaraj në një deklaratë për RTV21.
Ai e quajti Krasniqin si abuzues me të drejtën e besimit publik

