Hën. Shk 9th, 2026

Mickovski: Studentët e jurisprudencës mund ta japin provimin në gjuhën shqipe

Image ref 142733053. Copyright Shutterstock No reproduction without permission. See www.shutterstock.com/license for more information.

“Ligji për gjuhët është i qartë në këtë rast”, kështu tha kryeministri Hristijan Mickoski në lidhje me provimin e jurisprudencës që studentët e juridikut kërkuan që të jetë edhe në gjuhën shqipe.

Sipas kryeministrit, nëse ka kërkesa që provimi të jetë edhe në gjuhën shqipe, si e tillë duhet të lejohet.

Studentët e juridikut dorëzuan peticion në Ministrinë e Drejtësisë, Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve, Agjencinë për Zbatimin e Gjuhëve, Kuvendin e RMV-së dhe Qeverinë e RMV-së që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe, ndërkohë që nga Ministria e Drejtësisë thonë se Ligji për provimin e jurisprudencës nuk parashikon dhënien e provimit në gjuhë tjetër përveç maqedonishtes.

Kritika ndaj njëra-tjetrës pati edhe mes pozitës dhe opozitës shqiptare.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *