Mar. Qer 23rd, 2026

Mickoski për kthimin e Taravarit në Qeveri: Gjëra të tilla nuk diskutohen përmes mediave

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sot ka komentuar deklaratën e mbrëmshme të kryetarit të ASH-së, Arben Taravari për rikthimin e mundshëm në qeveri.

Mickoski tha se gjërat e tilla nuk diskutohen në media.

Taravari: Me ndonjë marrëveshje të re mund të bëhemi pjesë e qeverisë

“Gjëra të tilla nuk diskutohen përmes mediave”, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski.

Lidhur me deklaratën e Taravarit se nëse ka garanci për rrugën evropiane të vendit dhe ndryshimet kushtetuese, Mickoskit tha se garanci më të madhe sesa ndërprerja e marrëveshjes me “Gjoka Construction” nuk ka.

“Nuk ka garanci më të madhe për rrugën e integrimit evropian sesa ndërprerja e marrëveshjes me “Gjoka Construction”, shtoi Mickoski.

Postime të Ngjashme