Pre. Pri 3rd, 2026

Mesazhet e koduara për spiunen serbe, kështu e falënderonte BIA për punën në Kosovë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, vazhdon seanca për Jelena Gjukanoviq.

Në dosjen e hetimit për rastin e spiunazhit në Prishtinë, janë zbuluar komunikime që prokuroria i cilëson si mesazhe të koduara, ku përmendet një “falënderim për punën në Kosovë”, i interpretuar si referencë ndaj veprimtarisë së dyshuar të lidhur me strukturat e inteligjencës serbe (BIA).

Sipas pretendimeve të Prokurorisë Speciale, në këto komunikime përfshihet edhe emri i Aleksandar Vllajiq, i cili dyshohet se ka qenë pjesë e kontakteve të rrjetit që po hetohet.

Në këtë rast është e akuzuar edhe Jelena Gjukanoviq, ndaj së cilës po vazhdon procesi gjyqësor në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Prokuroria thotë se mesazhet dhe dokumentet e administruara po trajtohen si pjesë e provave që lidhen me aktivitet të dyshuar të inteligjencës, ndërsa mbrojtja i ka kundërshtuar këto pretendime.

Postime të Ngjashme