Sht. Shk 14th, 2026

Merdar: Policia gjen mijëra euro e dinarë te një serb

Një automjet me targa të huaja është ndalur për kontroll në Merdar, kur policia gjeti mjete monetare të padeklaruara.

IndeksOnline raporton se zyrtarët doganorë verifikuan se i dyshuari kishte 15 mijë e 915 euro dhe 36 mijë e 780 dinarë serbë, të cilat nuk i kishte deklaruar, rëndom siç e kërkon rregullorja e udhëtimit.

Paratë ju gjetën në çantë dhe portofol, teksa u sekuestrua 25% e shumës së tyre.

Burime të IndeksOnline pohojnë se i dyshuari në fjalë është një shtetas i Serbisë, me vendbanim në qytetin e Dragashit.

Njësitet relevante kanë trajtuar rastin sipas procedurave ligjore

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *