Bedri Hamza është zgjedhur kryetari i ri i PDK-së, atë e ka uruar Memli Krasniqi, që kishte këtë pozitë, por dha dorëheqje.
Përmes një postimi në Facebook, Kransiqi ka shkruar se sot PDK-ja nisi një kapitull të ri me Bedri Hamzën.
Krasniqit u zotua se Bedri Hama do ta ketë mbështetjen e tij të plotë.
“Sot, Partia Demokratike e Kosovës nisi kapitullin e saj të ri. Në të njëjtën sallë ku, para 1600 ditësh, mora besimin për ta udhëhequr PDK-në, sot ia dorëzova këtë Kryetarit të ri të partisë, Bedri Hamzës. E bëra këtë jo si hap prapa, por si hap përpara për PDK-në. PDK sot zgjodhi një udhëheqës me integritet, dije, përkushtim dhe rezultate. Një njeri që e njeh shtetin, e njeh ekonominë, e njeh përgjegjësinë. Një profesionist që e ka dëshmuar veten në çdo detyrë dhe që sot merr përsipër drejtimin e familjes sonë politike”, ka shkruar Krasniqi.
“Bedri Hamza do ta ketë mbështetjen time të plotë. Duhet ta ketë edhe tuajën. Sepse prej sot, ai është përfaqësimi, uniteti dhe forca e PDK-së. Vazhdon rrugëtimi ynë i përbashkët për ta çuar Kosovën drejt zhvillimit, dinjitetit dhe qeverisjes së mirë. Urime Kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza. Zoti e bekoftë PDK-në. Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës”, ka shkruar tutje Krasniqi.
Kliko ketu per postimin e plote

