Pre. Dhj 19th, 2025

Mbyllje e përkohshme e pjesshme e rrugës “Muharrem Fejza” për shkak të punimeve

Për shkak të punimeve që po zhvillohen për lidhjen e rrugës “Skënder Çeku” me rrugën “Muharrem Fejza”, autoritetet kanë njoftuar për mbyllje të përkohshme dhe të pjesshme të rrugës “Muharrem Fejza”.

Sipas njoftimit, qarkullimi i automjeteve do të organizohet dhe menaxhohet në mënyrë të kontrolluar, përmes një shiriti rrugor, me qëllim të sigurimit të rrjedhës sa më të rregullt të trafikut dhe minimizimit të pengesave për qytetarët.

Mbyllja e përkohshme do të jetë në fuqi nga 19 dhjetori 2025, ora 20:00, deri më 21 dhjetor 2025, ora 20:00.

Njoftimi i plotë:

📢 NJOFTIM PËR QYTETARËT

Për shkak të punimeve që po zhvillohen për lidhjen e rrugës “Skënder Çeku” me rrugën “Muharrem Fejza”, do të ketë mbyllje të përkohshme dhe të pjesshme të rrugës “Muharrem Fejza”.

🚗 Qarkullimi do të organizohet dhe menaxhohet në mënyrë të kontrolluar, përmes një shiriti rrugor, me qëllim të sigurimit të rrjedhës sa më të rregullt të trafikut.

⏳ Mbyllja e përkohshme do të ndodhë:
🕗 Nga: 19.12.2025, ora 20:00
🕗 Deri më: 21.12.2025, ora 20:00

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin 🤝

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *