Avokati i ish-kryetarit të Parlamentit të Kosovës Kadri Veseli, Rodney Dixon po u përgjigjet pyetjeve të Gjykatës Speciale.
Ai u pyet rreth arrestimeve që pretendohen se kanë kryer ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Siç theksoi avokati, e Drejta ndërkombëtare për konflikte të armatosura ushtarake parashikon që mund të arrestohen persona që shihen si rrezik i sigurisë.
“E drejta ndërkombëtare për konflikte të armatosura ushtarake parashikon që mund të arrestohen persona që shihen si rrezik i sigurisë. Nuk ka asnjë dyshim që personat që përbëjnë rrezik mund të ndalohen. Këtu bëhet fjalë për kushte lufte”, tha Dixon.

