Seanca e parë e rregullt e Kuvendit Komunal të Zubin Potokut për këtë vit do të mbahet sotnë mesditë.
E ku në rend dite është edhe shqyrtimi dhe miratimi i Vendimit për largimin nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.
Kjo komunë dhe ato të tjerat në veri u bënë pjesë e Asociacionit të Komunave të Kosovës në kohën kur në krye të tyre qeverisën kryetarët shqiptarë.
Gjithsesi në njoftimin e komunës thuhet se rendi i ditës i seancës në fjalë, përfshin miratimin e procesverbalit nga seanca e mëparshme, zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit për Politikë dhe Financa, formimin e Komitetit për Komunitete, si dhe shqyrtimin dhe miratimin e Vendimit për largimin nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.
Pika e fundit në rendin e ditës është “të ndryshme”.

