Dy komisione të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot mbledhjet e radhës.
Në orën 11:00, Komisioni për Integrime Evropiane do të mblidhet, ku në rend dite është shqyrtimi i Planit të Punës së Komisionit për sesionin pranveror.
Po në të njëjtën kohë do të mblidhet edhe Komisioni për Buxhet.
Në këtë mbledhje, anëtarët e komisionit do të shqyrtojnë disa projektligje që lidhen me çështje financiare dhe buxhetore.
Ky është rendi i plotë i ditës:
Komisioni për Integrime Evropiane
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës 26.02.2026;
3. Shqyrtimi i Planit të Punës së Komisionit për sesionin pranveror;
4. Të ndryshme.
Komisioni për Buxhet
1. Miratimi i rëndit të ditës;
2. Miratimi i procesverbalit datë: 19.02.2026
3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-015 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin e Zhvillimit të Sektorit Financiar të Kosovës;
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-016 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet të Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për Programin e Kredisë të bazuar në Politika
5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-017 për ratifikimin e marrëveshjen së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe KfW, Frankfurt am Main, për Programin e Kredisë të Bazuar në Politika në sektorin e Energjisë dhe Klimës për Kosovën
6. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-018 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin ”Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0”.
7. Të ndryshme.

