Hën. Tet 20th, 2025

Mbledhja e Qeverisë, ky është rendi i ditës

Brenda pak minutash pritet të nisë mbledhja e Qeverisë së Kosovës.

Janë gjithësej 7 pika të rendit të ditës, që pritet të diskutohen në mbledhjen e paraparë të nis në orën 12:00, transmeton IndeksOnline.

RENDI I DITËS

1. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e Ekstraktit të Procesverbalit dhe të Transkriptit të mbledhjes së 269-të Qeverisë së Republikës së Kosovës (ZKM)

2. Shqyrtimi i Propozim-vendimit Përfundimtar për shpronësim për interes publik i pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit: Menaxhimi Mbeturinave se Ngurta II-IV, Deponia e Re Sanitare, Zona Kadastrale Ladoglave, Komuna e Pejës (MMPHI)

3. Shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e Projektit Infrastrukturor për Interes Publik, “Ndërtimi i Urës mbi Lumin Ibër që lidhë Mitrovicën Veriore dhe Mitrovicën Jugore (MMPHI)

4. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit Ndërtimit “Kyqjes së Vitisë në Autoudhën Prishtinë Elezit “Arbër Xhaferi (MMPHI)

5. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e masës 3.4-Kuponë ushqimi për familjet në nevojë të Pakos së Ringjalljes Ekonomike (MPPT)

6. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për miratimin e Programit për Mbrojtjen e Konsumatori të Cenueshëm të Energjisë Elektrike (MFFT)

7. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e kërkesës së Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për ndarjen e buxhetit shtesë për subvencionimin e testeve dhe materialeve mësimore (MFFT)

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *