Mar. Jan 27th, 2026

Mbante dokumente si shtetas i Kosovës, si u kap autori i tri vrasjeve

Ka marrë fund arratia pas shumë vjetësh për 52-vjeçarin Besim Sherifi që kërkohej nga Maqedonia e Veriut për tri vrasje në vitin 2007.

52-vjeçari fshihej prej kohësh në Tiranë, duke përdorur dokumente identifikimi të falsifikuara.

Sherifi është kapur në zonën e Liqenit të Thatë, me dokumente identifikimi dhe leje për drejtim të automjetit, të falsifikuara, me emër të një shtetasi nga Kosova.

Ai ishte i shpallur në kërkim nga Maqedonia e Veriut për vrasje të trefishtë, por gjatë momentit që është zbuluar nga policia, mësohet se ka deklaruar “nuk jam unë vrasësi”.

Ky shtetas dyshohet se më 05.10.2007, në fshatin Kopanica, Shkup, Maqedoni e Veriut, ka vrarë me armë zjarri, 3 shtetas.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, këtij shtetasi i janë gjetur dhe sekuestruar 1 pasaportë kosovare, kartë identiteti kosovare dhe leje për drejtim të automjetit, të falsifikuara, me gjenealitetet e një shtetasi nga Kosova.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *