Hën. Mar 16th, 2026

Mashtrim me grant bujqësor/ Valmir Hajrullahu dënohet me 2 vjet burgim dhe 2 mijë euro gjobë

Gjykata Themelore në Ferizaj- Departamenti i Përgjithshëm– Divizioni Penal, ka shpall aktgjykim dënues ndaj Valmir Hajrullahut duke e dënuar me 2 vjet burgim dhe 2 mijë euro gjobë, si dhe ndaj personit juridik “E.D&C” Sh.P.K., duke e dënuar me 6 mijë euro gjobë lidhur me akuzën për mashtrim rreth një granti bujqësor.

Aktgjykimi u shpall të premten (13 mars 2026) nga gjyqtarja e vetme gjykuese Mimoza Maloku-Shabani, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e të gjitha provave personale dhe materiale, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Në njoftimin e Gjykatës, thuhet se personi juridik “E.D&C” Sh.p.k., u dënua me 6 mijë euro gjobë, të cilën obligohet ta paguajë në afat prej 30 ditësh pasi aktgjykimi ta marrë formën e prerë.

Kurse, i pandehuri Hajrullahu u dënua me 2 vite burgim dhe 2 mijë euro gjobë, të cilat dënime do të ekzekutohen pasi aktgjykimi të marrë formën e prerë.

“E.D&C” akuzohet se përmes personit juridik- të akuzuarit Hajrullahu mashtroi të dëmtuarin R.H., duke e bindur të paguajë një shumë parash me premtimin se do ta fitojë një grant bujqësor- traktor në vlerë rreth 25 mijë euro. Kështu, pasi i deponoi paratë, i akuzuari nuk iu lajmërua, duke i shkaktuar të dëmtuarit dëm 5 mijë e 80 euro.

“I pandehuri Personi Juridik “E.D&C” SH.P.K, akuzohet se më datë 15.05.2019 në Ferizaj, i pandehuri në cilësinë e Personi Juridik “E.D&C” SH.P.K, përmes pësonit përgjegjës V.H., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo tjetrit e mashtron të dëmtuarin R.H., në atë mënyrë që derisa i dëmtuari kishte shkuar tek zyra e biznesit “E.D&C” SH.P.K., për të biseduar rreth një plani biznesi për të aplikuar për një grand bujqësorë kinse të financuar nga shtete e huaja, i pandehuri kishte thënë se nëse e paguan një shumë të parave në vlerë prej 4.280.00 € në llogari të Personit Juridik “E.D&C” SH.P.K., do ta fitosh një grand bujqësor saktësisht një mjet bujqësor traktor me një vlerë rreth 25.000.00 €, ku i dëmtuari kishte deponuar shumën e kërkuar nga i pandehuri në emër të personit juridik, në bankë, si dhe shumë tjetër të parave në vlerë prej 800.00 € kinse për plan biznesi, e nga ajo ditë i njëjti nuk iu ishte përgjigjur dhe nuk ia kishte kthyer paratë e marra e as që kishte marrë ndonjë grandë, kështu që nga veprimet e të pandehurit të dëmtuarit i ka shkaktuar dëme materiale rreth 5.080.00 €”, thuhet në njoftim.

Me këto veprime, personi juridik “E.D&C” Sh.p.k akuzohet se ka kryer veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323, paragrafi 1 lidhur me nenin 37 të Kodit Penal.

Kurse, i akuzuari Hajrullahu akuzohet se në cilësinë e personit përgjegjës të personit juridik, mashtroi të dëmtuarinn R.H., duke i premtuar grant bujqësor.

“Ndërsa, i pandehuri V.H., akuzohet se më datë, kohë dhe vend si në pikën e parë të dispozitivit i pandehuri në cilësinë e personit përgjegjës i Personit Juridik “E.D&C” SH.P.K., me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo tjetrit e mashtron të dëmtuarin R.H., në atë mënyrë që në atë mënyrë që derisa i dëmtuari kishte shkuar tek zyra e biznesit “E.D&C” SH.P.K., për të biseduar rreth një plani biznesi për të aplikuar për një grand bujqësorë kinse të financuar nga shtete e huaja, i pandehuri i kishte thënë se nëse e paguan një shumë të parave në vlerë prej 4.280.00 € në llogari të Personit Juridik “E.D&C” SH.P.K., do ta fitosh një grand bujqësor saktësisht një mjet bujqësor traktor me një vlerë rreth 25.000.00 €, ku i dëmtuari kishte deponuar shumën e kërkuar nga i pandehuri në emër të personit juridik, në bankë, si dhe shumë tjetër të parave në vlerë prej 800.00 € kinse për plan biznesi, e nga ajo ditë i njëjti nuk iu ishte përgjigjur dhe nuk ia kishte kthyer paratë e marra e as që kishte marrë ndonjë grandë, kështu që nga veprimet e të pandehurit të dëmtuarit i ka shkaktuar dëme materiale rreth 5.080.00 €”, njofton Gjykata.

Me këto veprime, Hajrullahu akuzohet se ka kryer veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323, paragrafi 1 të Kodit Penal.

Bëhet e ditur se me aktvendim të veçantë, të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit derisa aktgjykimi të marrë formën e prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit përmes Gjykatës Themelore në Ferizajt.

Ndryshe, për mashtrim me grante në bujqësi, Hajrullahu akuzohet edhe me aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë të ngritur më 29 mars 2017.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *