Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se sot është nënshkruar marrëveshja për përjashtimin e ndërsjellë të kërkesave për vizë hyrjeje ndërmjet Kosovës dhe Bahamas.
Marrëveshja është nënshkruar në Uashington D.C. nga ambasadorët përkatës të dy vendeve, duke u mundësuar qytetarëve të Kosovës dhe Bahamas të udhëtojnë pa viza hyrëse.
Sipas presidentes Osmani, ky hap vjen si rezultat i takimit dhe marrëveshjes me kryeministrin e Bahamas, Philip Davis, pas aktit të njohjes dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve në dhjetor.
Ajo ka theksuar se marrëveshja pasqyron angazhimin e përbashkët për forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Bahamas, duke thelluar bashkëpunimin dhe duke afruar më shumë popujt e dy vendeve.
Ky është njoftimi i plotë i saj:
Marrëveshja për përjashtimin e ndërsjellë të kërkesave për vizë hyrjeje për qytetarët e Kosovës dhe Bahamas u nënshkrua sot nga ambasadorët tanë përkatës në Uashington D.C.
Duke u bazuar në takimin dhe marrëveshjen tonë me Kryeministrin Philip Davis pas aktit të njohjes dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në dhjetor, ky hap pasqyron angazhimin tonë të përbashkët për të forcuar partneritetin midis dy vendeve tona – dhe, mbi të gjitha, midis popujve tanë – duke i afruar ata më shumë.
Kliko ketu per postimin e plote

