Enj. Shk 12th, 2026

Maqedonia pritet të marrë tarifa preferenciale nga SHBA-të

Maqedonia do të marrë tarifa preferenciale nga Shtetet e Bashkuara për mbi 60 produkte strategjike, të rëndësishme për ne – njoftoi kryeministri Mickoski. Ai tha se tarifa do të jetë në shifra njëshifrore dhe do të variojë midis 0 dhe 6.5 përqind.

“Pres që diku rreth 63, 64 produkte, të cilat janë strategjike për ne, të kenë një tarifë preferenciale, e cila do të jetë në shifra njëshifrore dhe do të variojë midis 0 dhe 6.5 përqind”, tha sot kryeministri Mickoski.

Kjo vjen pas negociatave midis autoriteteve në Shkup dhe Uashington, pasi Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar vendosën tarifa prej 33 përqind për importet nga Maqedonia.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *