Mar. Shk 3rd, 2026

Manipulimi me rezultatin e zgjedhjeve në Viti, Hashani: Po vazhdon intervistimi i personave të dyshimtë

Është duke vazhduar intervistimi i disa personave në Gjilan në lidhje me manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme që u mbajtën, më 28 dhjetor të 2025-s.

Ndonëse raportohet për intervistimin e të paktën 65 komisionerë nga komuna e Vitisë, megjithatë, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani është rezervuar të japë numra.

“Jemi në proces të intervistimit në kordinim me prokurorin e shtetit të personave të dyshimtë të qendrës komunale të votimit në Viti, lidhur me veprën penale ‘Falsifikim i rezultateve të votimit’. Për ecurinë e hetimit të këtyre rasteve do të ju njoftojmë me kohë“, tha Hashani.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *