Tre persona janë shoqëruar nga policia në fshatin Astrazub të Malishevës, nën dyshimin se kishin kryer veprat e gjuetisë së kundërligjshme dhe armëmbajtjes pa leje.
Sipas raportit të policisë, dyshimet u forcuan pasi të dyshuarit kishin postuar në rrjetet sociale foto me kafshë të vrara. Me vendim të prokurorit, tri pushkë gjuetie janë sekuestruar.
Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.
“Fsh. Astrazub, Malishevë 16.11.2025 – NN. Janë shoqëruar në stacionin policor tre të dyshuar nën dyshimin se kishin kryer veprat e cekura, pasi që në rrjete sociale kanë postuar foto me kafshë të vrara. Me vendim të prokurorit janë sekuestruar tri pushkë gjuetie, ndërsa pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt“, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

