Leutrim Ajeti ka konfirmuar se sot është emëruar për herë të dytë radhazi Nënkryetar i Komunës së Graçanicës për Komunitete, me propozim të Kryetarit të Komunës, Novak Ziviç.
Vendimi është miratuar në mbledhjen e Kuvendit Komunal. Ajeti ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e marrë në zgjedhjet e tetorit, duke falënderuar familjarët, miqtë dhe votuesit që i dhanë besimin për kandidaturën e tij për kryetar komune.
“Zotohem që do të punoj në të mirë të të gjithë qytetarëve, pa dallim, për të çuar përpara projektet që përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë. Si nënkryetar do të bashkëpunoj ngushtë me legjislativin dhe ekzekutivin e Komunës, si dhe me nivelin qendror,” ka thënë Ajeti.
Ai e ka mbyllur me urim dhe falënderim: “Faleminderit me përulësi! Na priftë e mbara!

