Mër. Nën 5th, 2025

Lëshohet faqja informuese për rregullat e udhëtimit në zonën Schengen

Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar faqen e re “paviza.eu”, për të informuar qytetarët për rregullat e udhëtimit në zonën Shengen.

Kjo faqe përmban të gjitha informatat e nevojshme dhe veglat ndihmëse për planifikimin e udhëtimit në BE sipas rregullave.

Informatat dhe veglat janë të ndara në faqe të veçanta për qasje të lehtë.

Në faqe, mes të tjerash, mund të gjeni udhëzime të thjeshta për udhëtim, listë kontrolli për udhëtarët, kalkulator të qëndrimit, e kështu me radhë.

Për më shumë informacion, vizitoni faqen zyrtare: www.paviza.eu

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *