Hën. Nën 3rd, 2025

KONFIRMOHET :LDK e PDK bëhen bashkë në Prizren, kundër Abrashit të VV-së

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshje për të garuar së bashku në balotazhin për komunën e Prizrenit.

Koalicioni tashmë është zyrtarizuar përmes një postimi të kryetarit aktual të Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili konfirmoi bashkëpunimin me LDK-në për raundin e dytë të zgjedhjeve.

“Sot jam i lumtur ta ndaj lajmin e arritjes së koalicionit për bashkëqeverisje me LDK-në, i bindur se idetë e reja dhe përvoja e kësaj force politike do t’i shërbejnë Prizrenit edhe më shumë,” ka shkruar Totaj në Facebook.

Ai ka falënderuar kryetarin e degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, për mbështetjen, duke shtuar se “rrugëtimi i përbashkët +4 për Prizrenin është për të mirën e qytetit.”

Me këtë marrëveshje, LDK dhe PDK do të përballen së bashku me kandidatin e Vetëvendosjes, Artan Abrashin, në balotazhin që do të mbahet më 9 nëntor

*************************************************************************************************
Një tjetër koalicion parazgjedhor është arritur në vendin tonë, këtë herë në komunën e Prizrenit.

Burime bëjnë të ditur se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kanë arritur një marrëveshje për të garuar së bashku në balotazhin e ardhshëm.

Sipas të njëjtave burime, pritet që shumë shpejt të ketë një konfirmim zyrtar nga të dy partitë.

LDK dhe PDK do të përballen së bashku me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Artan Abrashi, në zgjedhjet e 9 nëntorit.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *