Një person ka ndërruar jetë pasi dyshohet se i ka dhënë fund jetës nga lartësia e një banese në qytetin e Istogut
Media mëson se viktima është A. Mehmetaj, i lindur në vitin 1976
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 10:20, Policia është njoftuar se në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në Istog, një person ka rënë nga një objekt banesor, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Rugova.