Hën. Tet 20th, 2025

Kuvendi mbetet i paralizuar, por hap tender për mirëmbajtjen e sallave dhe sistemit të zërimit

Edhe pse kanë kaluar më shumë se tetë muaj nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare, Kuvendi i Kosovës vazhdon të mbetet i paralizuar.

Ende nuk është bërë konstituimi i tij, nuk zhvillohen seanca të rregullta plenare dhe as nuk janë zgjedhur anëtarët e komisioneve parlamentare.

Megjithatë, Zyra e Prokurimit të Kuvendit ka hapur një tender për mirëmbajtjen e sallave të komisioneve, segmentit të videos në sallën plenare, si dhe huazimin e sistemeve të zërit për ngjarje të ndryshme.

Sipas njoftimit zyrtar në platformën e prokurimit publik, vlera e parashikuar e kontratës është rreth 21 mijë euro, ndërsa afati i saj zgjat 36 muaj.

Tenderi është hapur në një kohë kur Kuvendi nuk po kryen funksionet e tij ligjvënëse, çka ka nxitur reagime për mënyrën se si po menaxhohen financat publike në këtë institucion

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *