Hën. Jan 12th, 2026

Kuvendi i Mitrovicës mban sonte mbledhje urgjente, pritet zgjedhja e kryesuesit

Sonte duke filluar nga ora 21:30 pritet të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Mitrovicës.

Kjo seancë po mbahet me orar të parregullt, meqë e njejta pritej të mbahej nesër duke filluar nga ora 10:00.

Arsyeja e ndryshimit të datës lidhet me zbatimin e nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale; nenit 3, paragrafi 1, nënparagrafi 1.2, dhe nenit 5 të Udhëzimit Administrativ (MAPL) nr. 02/2015 për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës; nenit 50, paragrafi 1, nënparagrafi 1.2, dhe nenit 52, paragrafi 1, të Statutit të Komunës së Mitrovicës e cila parasheh mbajtjen e kësaj seance jo më larg se një muaj pas seancës konstituive e cila ishte mbajtur me 12 dhjetor 2025.

Bazuar në këtë zhvillim, duket se data e thirrjes së seancës ishte llogaritur gabim, rrjedhimisht afati ligjor, andaj e njejta është thirrur për sonte në ora 21:30.

Kliko ketu per postimin e plote

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *